Lajçak nesër udhëton drejt Kosovës

Aktuale

Lajçak nesër udhëton drejt Kosovës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:17
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak vjen nesër në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai gjatë një interviste deklaroi se i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi fillimisht e kishte takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Vjenë, dhe gjatë javës shkoi në Beograd për të folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ta dërguar dhe përforcuar mesazhin dhe pritjet e 27 vendeve anëtare të BE-së që duan të shohin progres.

“Po ashtu, ai do ta vazhdojë rrugën për në Prishtinë për të bërë më shumë bisedime për këtë çështje, në mënyrë që ta dërgojë këtë mesazh para punës së përgatitur të takimit të nivelit të lartë, që shpresojmë se do të mbahet këtë vit”, deklaroi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat