Rexhep Selimi e Nasim Haradinaj infektohen me Covid-19 në Hagë

Aktuale

Rexhep Selimi e Nasim Haradinaj infektohen me Covid-19 në Hagë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Rexhep Selimi e Nasim Haradinaj

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj janë infektuar me Covid-19 në Hagë.

Burimet bëjnë të ditur se shumë nga personat që janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë janë prekur nga Covid-19.

Po të njëjtat burime thonë se edhe të ndaluarve të tjerë u janë marrë mostrat për të konfirmuar nëse janë infektuar apo jo me Covid-19.

Kjo ka ndikuar edhe në vizitat e familjarëve të cilët do të shkonin atje këto ditë.

Kujtojmë se sot i është ndërprerë vizita edhe vëllait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat