Për t’i tërhequr e investitorët e huaj Qeveria dhe komunat duhet të bashkëpunojnë

Aktuale

Për t’i tërhequr e investitorët e huaj Qeveria dhe komunat duhet të bashkëpunojnë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë, ishte pjesa e diskutimit në debatin e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), me temën “Mësimi rajonal në zbatimin e Agjendës në Evropën Juglindore”.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku tha se synim i Projektligjit për nxitjen dhe ruajtjen e Investitorëve dhe ndërtimi i parqeqeve industriale. Tërheqja e investimeve, ai tha se mund të bëhet përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe komunave.

“Një punë të madhe për të dyja e bënë ministria jonë dhe ne kemi paraqitur disa. Zhvillimi i përgatitjeve ka qenë proces gjithëpërfshirës që ka dhënë Kosova kontribut dhe asnjë nuk ka lënë pa i kryer punët e veta. Ndërlidhja mes Qeverisë lokale dhe qendrore e shohim si të përbashkët në tërheqjen e investimeve te huaja dhe ne kemi dhënë dy projektligje, atë për nxitje dhe mbrojtje te investimeve të huaja dhe parqet industriale”, tha Mjeku.

Fatmire Kollçaku nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, shpreson që niveli qendror me atë lokal të jenë më bashkëpunues në këtë drejtim, teksa shtoi se Këshilli po punon në realizimin e objektivave të saj.

“Siç e dini jemi në një vit pandemik, prandaj ishte e vështirë që të funksionojmë në këtë Këshill Nacional, por tani jemi në një qeveri stabile dhe shpresoj me një mandat katër vjeçar, ky Këshill besoj se do të punojë shumë seriozisht ne realizimi e 17 objektivave të saj. Plani i punës është i fokusuar në katër pikat kryesore, që janë hartimi i ligjeve, buxhetimi, mbikëqyrja dhe përfaqësimi që është pjesa kryesore e neve si ligjvënës, mirë ne si grup koordinues institucional, ne kemi jemi në raporte të ngushta me qeverinë, presidencën, me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha Kollçaku.

Maria Suokko, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, tha se Kosova është zotuar në zbatimin e reformave të agjendës dhe se këtë e ka obligim.

“Agjenda 2030 nuk është e panjohur për Kosovën, Kosova ka qenë pjesë. Shtetet anëtare janë zotuar që t’i përforcojnë qeveritë për qëllim që gjeneratat e ardhshme dhe bota të rikthehet nga COVID-19, në mënyrë që premtimet që i kemi dhënë t’i inkorpurojmë në një botë ku të gjithë mund të jetojnë me paqe, dinjitet dhe barazi në një planet të shëndoshë dhe duhet të veprojmë që tani”, tha Suokko.

Drejtori i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber tha se bashkëpunimi me INDEP, ka qenë i mirë në implementimin e Agjendës 2030.

“Kjo duhet të bëhet një ushtrim praktik dhe së bashku me INDEP kemi arritur një hap përpara sesi ta bëjmë një hap konkret ne komunat e Kosovës. Parimi që askush të mos mbes mbrapa është synim i OZHQ dhe prandaj me këto projekte komunale kemi arritur hapat e parë në Kosave. E për ne synim është që këto të ngritet ne nivelin kombëtarë. Është e lehtë që shtet që janë inkorporuar në drejtim të duhur, siç e keni parë Maqedoninë, dhe kjo është e mundur për Kosovën duke e parë seriozitetin e qeverisë”, tha Oberhuber.

Johachim Roth zyrtarë i BE-së, tha se synim kryesor i Agjendës është që askush të mos mbetët mbrapa.

“Është kënaqësi për mua që të rikthehemi nga formati online në atë fizik. Ky format është më i mirë sepse socializohemi dhe pikërisht kjo sot është socializim. Takimet e paneleve do të japin mundësi të socializilit dhe të krijojë kushte drejte Agjendës 2030, në mënyrë që askush të mos mbes mbrapa”, tha Roth.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi tha se komunat kanë rol thelbësor në zbatimin e objektivave.

“Komunat kanë një rol thelbësor në zbatimin e objektivave dhe përmes projekteve që i realizojnë, ku qëllim e kanë që askush të mos mbes mbrapa. Realizimi i projekteve në nivelin lokal është ndër sektorial dhe çdo realizim i çdo projekti pa marrë parasysh se cilën fushë e prek objektivi dhe komunat me aq buxhet që kanë mundohen që ta realizojnë jetën e qytetarin, në bashkëpunim me nivelin qendror dhe me partnerët ndërkombëtar”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat