Mulliqi: Akti mizor i vrasjes të nxënësve të zbardhet nga organet përkatese

Aktuale

Mulliqi: Akti mizor i vrasjes të nxënësve të zbardhet nga organet përkatese

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:08
Foto nga ngjarja tragjike

Analisti Skënder Mulliqi ka shçrehur ngushëllime për familjarët e viktimave që mbetën të vrarë nga krimi që ndodhi në Gllogjan.

Ai ka thënë se ky akt duhet të zbardhet nga organet përkatëse

Postimi në Facebook:

Pas lajmit të rëndë ku humbën jetën 46 udhëtarë në autobusin, i cili u dogjë në Bullgari, dje morëm lajmin tjetër tragjik, ku thuhet se në një atentat nga një person i maskuar dhe ende të panjohur, se ende nuk ka informacione të sakta nga organet kompetente, u sulmua autobusi duke lënë tre të vdekur, e një të plagosur, i cili qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan. Edhe pse këto dy ngjarje janë të ndara të një harku kohor të shkurtër, dhe ende të paverifikuara se cilat ishin shkaqet e vërteta, që sollën këto tragjedi, lënë vend për të dyshuar se mos bëhet fjalë për sulme të organizuara terroriste, që nuk kishim dashur të besojmë. Një autobus u dogjë në tërësi, e tjetri autobus u sulmua me kallashnikov siç po thuhet, nuk duket si shumë koicidencë. Edhe rasti kur u dogj spitali për të sëmurit të Covidit në Tetovë, sikur ka mbetur ende i pa sqaruar nga organet kompetente atje, se cili ishte shkaktari që ky spital mori flakën, ku pati edhe të vdekur. Natyrisht se këto që them janë supozime të mundshme, për sulme terroriste. Por edhe për çdo shkak tjetër që mund të ketë lidhje ky rast, duhet të zbardhet sa më shpejt ky akt mizor i vrasjes të nxënësve nga organet përkatese. Një ambasadë e një shteti të huaj paska tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që shërbejnë në Kosovë se: “Ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor duke iu kërkuar atyre që t’i shmangin qendrat tregtare dhe vendet me grumbull të madh njerëzish.

Ngushëllime familjeve të viktimave, dhe shërim të lënduarve qe gjenden në Spitalin Rajonal të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat