Krimi në Gllogjoan/ Hykmete Bajrami del me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Krimi në Gllogjoan/ Hykmete Bajrami del me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:36
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hymkete Bajrami, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të zbardhin krimin që ndodhi në Gllogjan.

Ajo ka thënë se institucionet duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit dhe nëse është nevoja të kërkojnë edhe ndihmë ndërkombëtare.

Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët. Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit”, u shpreh Bajrami në Facebook.

Sipas Bajramit, nëse institucionet tona s’po bien në gjurmë të vrasësit/vrasësve, atëherë duhet kërkuar ndihmën të miqtë tanë.

“Në radhë të parë te institucionet e sigurisë amerikane. Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit. Qeveria e Republikës së Kosovë nuk duhet të kursejë asgjë për të zbardhur vrasjen e trefishtë”, ka shkruar Bajrami.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat