Vrasja në Gllogjan, Kimete Berisha: Sjellja e Xhelal Sveçlës është çmenduri, vrasësi ka mujt...

Aktuale

Vrasja në Gllogjan, Kimete Berisha: Sjellja e Xhelal Sveçlës është çmenduri, vrasësi ka mujt...

Nga: P.R Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:56
Xhelal Sfeçla

Kosova është tronditur nga vrasja e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku një person shtiu në drejtim të autobusit me nxënës, ku mbeten të vdekur shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj. Autori i këtij krimi makabër ende nuk është zbuluar ende.

E opinionistja, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook ka kritikuar qasjen e Policisë në rastin e Gllogjanit.

“Kishte edhe të atillë që shikonin kah qielli dhe kah lisat, se nuk përjashtohet mundësia që vrasësi ka mujt me u ngjit nëpër degë. Kuptohet që vrasësi ka mujt me lënë ndonjë gjurmë, ama këto pamje të policiëve që e kërkojnë vrasësin mes fijeve të barit, tregojnë më së miri pse këtu asnjë vrasje nuk zbulohet”, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ajo e quan çmenduri sjelljen e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla.

“Sjellja e Sveçlës është çmenduri. Pendim nga vrasësi mund të lyp kisha e xhamia, por jo policia. Është guxim i madh të jetosh në Kosovë”, shkruan Kimete Berisha.

Postimi i plotë:

Njësia speciale ishin tubu krejt në një arë dhe shikonin me vëmendje nëpër tokë, thuajse ju ka

humb myhyri.

Secili më i trashë se tjetri, m'u kërrusë nuk mujshin, se ju kërcet shlitzi, por ama zhag, krejt tubë, kishin pritur të çel sabahu për ta kërkuar vrasësin në vendin e krimit.

Kishte edhe të atillë që shikonin kah qielli dhe kah lisat, se nuk përjashtohet mundësia që vrasësi ka mujt me u ngjit nëpër degë.

Kuptohet që vrasësi ka mujt me lënë ndonjë gjurmë, ama këto pamje të policiëve që e kërkojnë vrasësin mes fijeve të barit, tregojnë më së miri pse këtu asnjë vrasje nuk zbulohet.

Së paku mos i incizoni m'i pa populli.

Dhe mirë që policët nuk e bën shqiponjën para kamerave, qysh e kanë zanat.

Në anën tjetër, Ramushi e shfrytëzoi të pamen e fëmijëve për t'ua uruar të gjithëve festën e flamurit.

Kurse, Sveçla që u mësua t'i shfrytëzojë popullin si policë të komunikacionit, ta spiunojnë njëri-tjetrin në trafik,

krejt ymydin e ka te populli dhe te 'morali'

i vrasësit.

Sjellja e Sveçlës është çmenduri.

Pendim nga vrasësi mund të lyp kisha e xhamia, por jo policia.

Është guxim i madh të jetosh në Kosovë.

P.S. Dhe, le të mbajnë dietë.

Polici duhet me qenë i hollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat