Vlora Çitaku ka disa fjalë për ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA

Aktuale

Vlora Çitaku ka disa fjalë për ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:56
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkura të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadori i ri i Prishtinës në këtë shtet, Ilir Dugolli është një diplomat i mirë.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social në Twitter ka theksuar se nuk mund të pres që të sheh punën dhe kapacitetet e reja të Dugollit në ambasadë.

“Për të gjithë miqtë e mi në Washington njihuni me Ilir Dugollin, ambasadorin e ri të Kosovës në ShBA”.

“Unë e njoh Ilirin dhe kam punuar me të në sfera të ndryshme gjatë dy dekadave të fundit. Ai është një patriot dhe një diplomat i mirë. Mezi pres ta shoh atë duke shndritur në punën e tij të re”,ka thënë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat