Auditorja e Përgjithshme i thotë Kurtit: Do të punoj në interes të taksapaguesve

Aktuale

Auditorja e Përgjithshme i thotë Kurtit: Do të punoj në interes të taksapaguesve

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:38
Vlora Spanca dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

“Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, Tea Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat