Naim Miftari lëshon bombën: Me urdhër të Hashim Thaçit është paguar grupi i Ruzhdi Shaqirit dhe Agron Sulejmanit për vrasjen e Gani Gecit

Aktuale

Naim Miftari lëshon bombën: Me urdhër të Hashim Thaçit është paguar grupi i Ruzhdi Shaqirit dhe Agron Sulejmanit për vrasjen e Gani Gecit

Nga: N. Sh. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Gani Geci dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, e ka komentuar rastin e 4 milionë markava që i ka marrë Gani Thaçi gjatë luftës, por që nuk ia kishte dorëzuar UÇK-së.

Miftari në një reagim në facebook, thotë se këto 4 milionë marka, dhe më vonë edhe 5 milionë të tjera, kanë përfunruar në Maqedoni te Vehbi Ramadani.

Miftari shkruan se, pas luftës këto para janë bartur në Kosovë.

Sipas tij, këto para pastaj janë keqpërdorë për shitblerje përmes AKM-së, por edhe me të njëjtat para, sipas tij, me urdhër të Hashim Thaçit janë paguar grupi i Ruzhdi Shaqirit dhe Gani Thaçit për vrasjen e Gani Gecit, Besim Dajakut e Bekim Kastratit.

Reagimi i Naim Miftarit:

Paratë, 4 milonë marka dhe njëherë tjetër 5 milionë tjera kanë përfunduar në Maqedoni te Vehbi Ramadani, dhe janë bajt pastaj pas luftës copa copa në Kosovë, nga ato pare pastaj janë keqpërdorë sidomos në shitblerje përmes AKM, me të njëjtat pare Gani Thaçi me urdhër të Hashimit i ka paguar grupin e Ruzhdi Shaqirit e Agron. S. për vrasjen e Gani Gecit, Basim Dajakut, Bekim Kastratit, paratë janë dhanë në një Auto Pllac që gjindej në rrugen Prishtinë - Fush Kosovë!

Pas luftës 750.000 mijë marka, dhjetëra mijëra Franga, Funta dhe Krona i kemi pas zanë ne Policia e Kosovës kah i bënë ilegalisht Gani Thaçi me Vehbi Ramadanin, afër objektit të ish Rilindjes!

Image
Postimi i Naim Miftarit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat