Reagon qytetari: Shteti të mi paguajë shpenzimet për stenta në zemër, si burrit të presidentes për CoVID

Aktuale

Reagon qytetari: Shteti të mi paguajë shpenzimet për stenta në zemër, si burrit të presidentes për CoVID

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:04
Presidentja Osmani dhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu

Gjatë ditës së sotme në disa medie vendore u raportua se zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, që me mision diplomatik është në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Kërkesën për rimburësim të shpenzimeve në vlerë prej 396 euro e 80 cent, Prindon Sadriu sipas raportimeve e kishte bërë më 22 dhjetor 2020.

Ky lajm ka nxitur reagime të shumta, derisa vet Sadriu tha se bëhet fjalë për një shumë të vogël në krahasim me ato që janë shpenzuar më herët nga diplomatë dhe militantë partiak.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe një qytetar nga Gjilani, i cili ka kërkuar që njësoj sikurse Sadriut, shteti t`ia paguaj shpenzimet për vendosjen e stentave pas sulmit në zemër.

Postimi i plotë:

Më datën 25 tetor të këtij viti, kisha një sulm në zemër. Të njëjten ditë jam stentuar dhe krejt kjo më ka kushtu 508 euro, pa i llogaritë barnat që kapin shifren rreth 150 euro deri tani.

Meqë burrit të presidentes i aprovohet kërkesa për mbulimin e shpenzimeve pas infektimit me Covid, kjo duhet të bëhet edhe ndaj meje. Jam qytetar dhe taksapagues i këtij shteti, apo jo?

Pasha të madhin Zot, marre është kjo!

Se kanë larg!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat