Tek objekti i Gjyqësorit vendoset mbishkrimi, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”

Aktuale

Tek objekti i Gjyqësorit vendoset mbishkrimi, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Tek objekti i Gjyqësorit vendoset mbishkrimi, "Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”

“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosen në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministe. Ky aksion simbolik u bë për të shprehur pakënaqësitë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojnë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën.

Leonida Molliqaj nga organizata QIKA në një konferencë për medie tha se aktgjykimi është i papranueshëm meqë e legjitimon dhunuesin dhe e fajëson viktimën.

"Ky aktgjykim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën", tha Molliqaj.

Po ashtu mëto të fundit kërkojnë nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat