​Mbi 767 mijë qytetarë vaksinohet me dozën e dytë antiCOVID-19

Aktuale

​Mbi 767 mijë qytetarë vaksinohet me dozën e dytë antiCOVID-19

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend sipas raportit të fundit të IKShPK-së, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në vend janë 314 raste aktive.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe parandalimit të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, institucionet shëndetësore e shtetërore kanë vendosur masat antiCOVID-19. Së fundmi me 6 dhjetor hyrën në fuqi masat e reja të cilat i bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie që u mbajt të dielën. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat