Kurti i shpreh ngushëllime familjes Zymberi

Aktuale

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Zymberi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi për ndarjen nga jeta të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi.

 Ngushëllimi i plotë i kryeministrit Kurti:

"Me Bacën Rremë jam takuar në vitin 1999, në Burgun e Pozharevcit, ku kemi qenë për një vit bashkë. Jemi takuar shumë herë në vitet pasuese.

Më 29 maj 2021, Baca Rremë bashkë me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës, më patën vizituar në zyrë.

Sivjet u patëm takuar edhe në Dubovc të Vushtrrisë, më 26 korrik, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit, i cili dha jetën në krye të detyrës si pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Pas homazheve dhe vendosjes së luleve të freskëta te varri i Enverit, pata vizituar edhe familjen Zymberi.

Baca Rremë jetoi me ndjenjën e lartë të patriotizmit, me të cilin i ushqeu e rriti edhe pasardhësit e tij, që me nder kontribuan e vazhdojnë të kontribuojnë për Republikën e Kosovës.

Jeta dhe veprimtaria e tij, ishte dhe do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që lartësojnë vlerat e kombit dhe i mishërojnë ato në punë e angazhim për atdheun.

Ai ishte shembulli i njeriut atdhedashës, trim e i qëndrueshëm, punëtor dhe dashamirës, me përkushtim të pakursyer për Kosovën. Të tillë do ta kujtojmë përherë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat