“AntiAmerikanistët”, ish ministri dhe prokuroria ia hoqën fletarrestin Radojçiqit!

Aktuale

“AntiAmerikanistët”, ish ministri dhe prokuroria ia hoqën fletarrestin Radojçiqit!

Nga: Idriz Morina Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:28
Milan Radojçiq i ekspozuar si mafioz, me një figurë nga Serbia

Milan Radojçiqi duket të jetë kumbara kryesore e lidhjeve të ish-qeveritarëve të Kosovës me zyrtarë të Serbisë.

Kjo ende nuk është e faktuar betonueshëm, por është e pashmangshme ta kuptosh se ishte ashtu, derisa Radojçiqi dhe grupi kriminal i Veselinoviçit ishin ata që komandonin me Listën serbe, dhe kjo i fitonte të gjitha votat e serbëve. 10 deputetët bëheshin përcaktues nëse do të krijohej një shumicë parlamentare, kur partitë shqiptare nuk arrinin t’i kishin më shumë se 51 deputetë.

Kjo ka ndodhur më qartësisht për krijimin e qeverisë së Ramush Haradinajt. Në kohën që Ramush Haradinaj po takohej për të negociuar me Listën për të hyrë në koalicion, nuk kishte ndodhur vrasja e Ivanoviqit. Ai u vra në janar të vitit 2018, por, hetimet e bëra më vonë, quan në dyshimin se pjesëmarrës ishte edhe Milan Radojçiq.

Fletarresti

Të paktën që nga atëherë, ekzistonte një fletarrest për Milan Radojçiqin, tashmë pjesë të listës së zezë amerikane, i cili është nënkryetar i Listës serbe. Sipas dokumenteve amerikane, bashkë me Radojçiqin përmenden pjesëmarrës të tjerë në vrasje dhe i referohen si ‘ndërmarrje kriminale’.

“Veselinoviç dhe anëtarët e tjerë të OCG-së, Milan Rajko Radojçiq (Radojçiq), Zeljko Bojiç (Bojiç) dhe Marko Rosiç (Rosiç), të gjithë u përmendën në aktakuzë për vrasjen, secili duke shërbyer me rolin e tij në atentatin për ndërmarrjen kriminale”, thuhet në dokument.

Mbrëmë është përmendur nga një ish zyrtar i paidentifikuar se dikush e pengoi arrestimin e Radojçiqit në veri, sipas tij një biznismen. Si është e mundur të kishte informacion as delikat një biznesmen, është tjetër debat.

Në qeverinë e kaluar ndodhën disa zhvillime në veri. Çuditërisht atje u gjet duke pirë kafe edhe ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu.

Sipas burimeve të gazetës, Agim Veliu si ministër mban përgjegjësinë se pse Ministria e Punëve të Brendshme dhe po ashtu edhe Prokuroria e shtetit, ia hoqën emrin Millan Radojçiqit nga lista e të kërkuarve për arrestim.

Agim Veliu në vazhdimësi deklarohej si proamerikan, së bashku me Isa Mustafën dhe grupin që e mbështesnin idenë për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ku ishte pjesë edhe LDK-ja.

Por, sa më shumë që retorika e tyre mbushej me amerikanizëm, vendimet e tyre dhe përpjekjet e tyre, çonin kah dëmtimi i shtetit të Kosovës, dhe loja në projekte antishqipare, që udhëhiqeshin nga Thaçi e Vuçiqi dhe ndihmoheshin nga Rama.

“Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët”.

Agim Veliu duhej t’i dinte mirë këto informacione, që kishin ndodhur gjatë qeverisjes Haradinaj, dhe nuk kishte pse të hezitonte në përshpejtimin e arrestimit të tyre.

Pra, në kohën që Agim Veliu ishte ministër i Punëve të Brendshme nuk ka informata se e ka luftuar krimin, veçanërisht atë në veri.

Një ‘ushtar’ i Thaçit

Sikur të ishte një ‘ushtar’ i vërtetë amerikan do të duhej ta kishte ndihmuar zhbërjen e strukturave kriminale në veri.

Në fakt çmontimi i strukturave kriminale në veri, do të çonte në zbehjen e zbehjen dhe madje zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, që madje janë tani në simbiozë me krimin e organizuar në Kosovë.

Por, Agimi tashmë më shumë ishte një ‘ushtar’ i Thaçit, si duket i tronditur nga sulmi ndaj tij, kur nuk dinte si të fshihej, edhe në spital, edhe pse i plagosur, s’gjente qetësi për shërim.

Fakti që SHBA-ja evidenton se grupi ka lidhje me ‘politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo’ (merr në shkëmbim lëshime) dhe ‘zyrtarë kosovar të sigurisë’, dëshmon se ata ishin të paprekshëm edhe për Agim Veliun, edhe për Rashit Qalajn, atëherë drejtor i Policisë së Kosovës, që e shoqëroi në vizitat në veri, deri në pikën kufitare në Bërnjak.

Agim Veliu sikur të ishte një ‘ushtar’ i vërtetë amerikan, dhe jo një ‘ushtar’ privat i Grenellit, do të kishte çuar prapa grilave të gjithë këta që janë pjesë e listës së zeze, sepse dokumenti flet për vitet paraprake, kriminale, veçanërisht për periudhën 2017-2018.

“Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët”, thuhet në dokument.

Po nga ajo kohë ata kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, që me shumë gjasë ishin të përfshirë edhe në zgjedhjet në Serbi, siç përmendet një tender prej qindra miliona eurosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat