Urdhëri i Joe Biden për të bllokuar 24 kompanitë serbe në veri të Kosovës i preu krahët Aleksandër Vuçiqit!

Aktuale

Urdhëri i Joe Biden për të bllokuar 24 kompanitë serbe në veri të Kosovës i preu krahët Aleksandër Vuçiqit!

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:49
Aleksander Vuçiq

I mbani mend kamionët e rruspat që bllokuan kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje Bërnjak?

E pra, që prej dy ditësh ata nuk janë më pronë  e personave që urdhëruan dhe financuan këtë operacion.

Me urdhër të Presidentit Biden, ata janë bllokuar, e nëse e bëjnë sërish këtë gjë, trupat e NATO-s në Kosovë, apo edhe trupat speciale të ROSU mund t’i sekuestrojnë lehtësisht.

Një muaj më parë qeveria e SHBA ndëshkoi 115 individë dhe subjekte në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët konsiderohen rrezik për paqen, demokracinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Kjo listë ju shtua asaj “elite vip” të krerëve të mëdhenj me në krye Milorad Dodik-un, që talleshin me një marrëveshje ndërkombëtare siç ishte Pakti i Dayton.

Të gjithë këto; persona e kompani shumë të fuqishme, u janë ngrirë asetet në ato vende ku ligjet e SHBA kanë juridiksion; që do të thotë në SHBA, Amerikën Qendrore e Jugore, vendet e BE-së, Azinë Juglindore, Japoninë, Australinë, Zelandën e re, me një fjalë në të gjithë botën.

Në fjalë të thjeshta të gjithë këta 115 emra, janë prej një muaji pa paratë apo asetet që i kanë në këto hapësira. Ndërkohë në vendet që nuk zbatohen sanksionet e SHBA, si Rusia, Kina, Venezuela, Kuba apo edhe ndonjë vend tjetër, ato para mund të rrijnë si të holla në dyshekë, pra që s’i ha as qeni.

Dy ditë më parë, qeveria amerikane, riaktivizoi Urdhrin Ekzekutiv 138/18 të Presidentit Joe Biden në Kosovë, ku 16 individë dhe 24 subjekte ekonomike janë ndëshkuar, duke ua bllokuar çdo pasuri.

Të gjitha këto kompani, si dhe 16 personat që kontrollojnë  këtë fuqi ekonomike, nuk janë gjë tjetër vecse njerëzit më të fuqishëm të Beogradit në Veriun e Kosovës.

Po të shihet me kujdes, rikthehemi në kohën kur pas vendosjes së recipricitetit të targave nga Prishtina zyrtare, në pikat doganore të Kosovës, u vendosën barrigada me mjetet e rënda të kompanive që kanë fituar tendera e janë mbajtur me kontrata të majme nga Serbia.

Po përse në Bosnje e veriun e Kosovës, SHBA bllokoi të gjithë pasuritë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviç apo edhe bosave të tjerë të tre komunave në veri?

Sepse realisht kanë qenë këto kompani që kanë financuar gjithë këto vite rebelimin kundër një paqeje në veri të Kosovës, e kohët e fundit këto kompani kishin marrë nëpërmjet transfertave bankare shuma të mëdha, për të financuar një rebelim e përplasje shumë të madhe, që të provokohet ndarja e Kosovës.

Nga pardje, këto para janë kthyer në letra apo llogari bankare ‘nul’. As mund të hyjnë e as të dalin, apo të transferohen në tregun global.

Ky veprim është një zhvillim shumë i rëndësishëm. Është e njëjta situatë siç ka ndodhur pesë vite më parë nga SHBA e BE me asetet e një pjese të rëndësishëm të oligarkëve rusë, që shkaktoi një problem të madh në Moskë. Por duke qenë se Rusia, gjithsesi është një shtet i madh e ka qasje më të mëdha në tregun global, ka lëvizur.

Por humbjet me Moskën, konsiderohen shumë, shumë të mëdha. Madje aq të mëdha, sa prej një viti Ministria e Jashtme ruse ka prerë financimin për ‘Sputnik’ e ‘RT’ të Ballkanit, ngaqë nuk ka mundësi pagese.

Imagjino, një territor të vogël 3 komunash në veri të Kosovës, ku mungesa e pagesave që kanë mbajtur të gjitha strukturat paralele, do t’i kthejë ato në milici të ç’organizuara.

E ka realisht shumë mundësi, që ‘Lista Serbe’, e cila nuk është gjë tjetër por partia e 16 individëve dhe 24 subjekteve, të shkrihet shumë shpejt.

Në këtë veprim që është një akt tashmë i konkretizuar, mund të thuhet pa droje se ka pjesën e vet të rëndësishme edhe qeveria e Albin Kurtit, e cila ‘Listën Serbe’ dhe strukturat paralele të veriut i ka bllokuar çdo lloj qasje në ekonominë e Kosovës. Kurse politikisht, ka ndaluar thelbin e veprimtarisë së tyre; kontrabandën, duke çuar trupat speciale në veri.

Edhe pse pati mjaft zhurmë, shumica e serbëve të Kosovës dje kanë marrë frymë lehtësisht. Pasi janë larguar gjobëvënesit, me të cilët fatkeqësisht kanë negocuar si partnerë qeveritë e Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt.

Madje ky i fundit, priti Milan Radoiçiçin, mjeshtrin dhe oligarkun e të gjitha kompanive serbe në veri, e kryefinancuesin e ‘Listës Serbe’ të Goran Rakiqit.

I humburi më i madh i vendimit të SHBA-së është realisht Aleksandër Vuçiç, i cili nuk do të ketë më instrument shantazhi ndaj Perëndimit  dhe Kosovës. i dyti është natyrisht Vladimir Putin, por fitues janë serbët e Kosovës, kryesisht.

Sa për kujtesë, ky farë Radoiçiqi me vellëzërit Veselinoviq vranë Oliver Ivanoviqin, politikanin më me përvojë të Mitrovicës, i cili nuk e dëgjonte Beogradin për çdo gjë…E sot ajo elitë e vjetër e politikës së Kosovës, në mos të skuqet, duhet të reflektojë çfarë gjëme ka bërë kur i ka pranuar këto monstra në tryezë. Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat