Të premten seancë për Buxhetin, AAK kërkon reflektim për Ligjin për Paga

Aktuale

Të premten seancë për Buxhetin, AAK kërkon reflektim për Ligjin për Paga

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten është vendosur që të mbahet seancë seancës ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin për vitin 2022.

“Në seancë do të diskutojmë buxhetin që është shumë i rëndësishëm. Në trajtimin e buxhetit është me rëndësi që qeveria të reflektojë sa i përket ligjit të pagave. Lusim qeverinë që deri me datën 17 të reflektojë për ligjin e pagave”, ka thënë Tahiri.

“Çështje tjetër është edhe energjia. 3 muaj e ngrisim çështjen e energjisë. Sot Kosova mbet në terr. Kërkesa jonë është në kuadër të punës t’i lënë anash retoriket me kursy rrymën”, tha Tahiri.

Tutje ai foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.

“Keni me lanë këtë institucion pa këtë bord. Dhe sot jemi pranë një vendimi të gjykatës ku thuhet se kuvendi ka shkel Kushtetutën me atë vendim. A është e mjaftueshme për qeverinë të reflektojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat