Protesta kundër reduktimeve të rrymës, Hoxha: Ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë

Aktuale

Protesta kundër reduktimeve të rrymës, Hoxha: Ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 09:08
Dibran Hoxha

Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike, e cila do të nisë nga objekti i KEDS-it për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë.

Nga grupi organizues i protestës, Dibran Hoxha, tha se ajo fillon nga ndërtesa e KEDS-it, pasi konsiderohet fajtor kryesor i gjendjes energjetike.

Tutje ai i ftuar në Sytë7, tregoi se kërkesë tjetër kanë shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përshkak të siç i quajti, deklarimeve qesharake të saj.

“Kemi diskutuar shumë gjatë në grupin organizativ dhe e kemi parë të pashmangshme këtë kërkesë. Ne konsiderojmë që kjo kërkesë është legjitime dhe që KEDS dhe tërë sistemi energjetik në Kosovë i takon Kosovës”, u shpreh ai për kërkesën tjetër të tyre, nacionalizimin e KEDS-it.

Hoxha shpjegoi se protesta organizohet nga një grup i qytetarëve aktivë dhe i ftoi të gjithë qytetarët që nuk përfaqësojnë interesa politike të marrin pjesë.

“KEDS-it që është përgjegjës për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë i digjen trafot, ua qet sistemi në momentin që ka mbingarkesë, sikur të kishte pas investime dhe ato trafo e kishin përballu atë ngarkesë. Ne nuk e dimë ku kanë shkuar ato investime, nëse mbingarkohet një trafo dhe nisë me marrë zjarr, i bie që trafo është e vjetër”.

Ai tha se gjithashtu do të kërkohet furnizim i rregullt me energji, ashtu siç thuhet në kontratën e privatizimit. Sipas tij KEK-u operon me humbje që t’ia sigurojë fitimin KEDS-it dhe se jemi vendosur në shërbim të një kompanie private sikur t’ia kishim borxh mirëqenien.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat