Eskalon Zafir Berisha pas koalicionit PDK-VV në Llap

Aktuale

Eskalon Zafir Berisha pas koalicionit PDK-VV në Llap

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:13
Zafir Berisha

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar pas koalicionit në nivel komunal të arritur mes VV-së dhe PDK-së në Podujevë.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur “kryemashtrues” Kurtin” e Vetëvendosjen “sekt”.

Berisha këto komente i ka bërë pas deklaratave të kryeministrit Kurti se “korrupsioni ka zbritur në nivel lokal”.

“Pas kualicioneve nëper komuna nga sekti i LVV me PDK, LDK, AAK etj, a thua kryemashtruesi i këtij sekti me trushpërlarët pas tij, vazhdojn të mendoj se “ korrupsioni ka zbrit ne nivelin lokal”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat