Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për marrjen e dozës përforcuese anti-COVID

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për marrjen e dozës përforcuese anti-COVID

Më: 1 janar 2022 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

MSH përmes një postimi në facebook ka shkruar se marrja e dozës përforcuese kundër koronavirusit do të thotë më shumë mbrojtje nga infekstimi dhe përhapja e COVID-19.

“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat