Dalin detaje të reja/ Automjeti i Milan Ivanoviç është goditur me 5-6 plumba

Aktuale

Dalin detaje të reja/ Automjeti i Milan Ivanoviç është goditur me 5-6 plumba

Nga: F.B. Më: 2 janar 2022 Në ora: 10:16
Automjeti i Milan Ivanoviç

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin ndaj Milan Ivanoviçit.

Mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara është goditur me disa plumba një automjet në Zveçan, që më pas u konfirmua se vetura ishte pronë e ish drejtorit të spitalit rajonal në veri, Milan Ivanoviç.

Mediat serbe kanë shkruar se nuk ka të lënduar, transmeton “Bota Sot”.

Sipas informatave të deritashme, ngjarja ka ndodhur pas orës 18.00.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rastin, ndërsa zëvendëskomandanti i Drejtorisë së Policisë majori Besim Hoti, e konfirmoi se “ka pasur të shtëna, por ende nuk dihet më shumë për rastin”.

Image
Automjeti i Milan Ivanoviç

Ajo që mund të them është se një automjet është dëmtuar si pasojë e të shtënave në të, të dhënat e para janë se për fat nuk ka persona të lënduar” tha Hoti.

“Në vendin e ngjarjes deri vonë kanë qëndruar njësitet hetuese dhe forenzika për të shikuar vendin e ngjarjes, ndërsa aktualisht nuk ka ndonjë të dyshimtë”, ka thënë Hoti.

Image
Milan Ivanoviç

Në automjet bazuar në fotot e publikuara shihen gjurmët e dëmtimit.

Automjeti është goditur me 5-6 plumba, ndërsa hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat