Sadiku: Në veri merren objekte me qira për të prodhuar kriptovaluta

Aktuale

Sadiku: Në veri merren objekte me qira për të prodhuar kriptovaluta

Më: 5 janar 2022 Në ora: 00:11
Skënder Sadiku

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, tha se në këtë komunë prodhohen kriptovalutat.

Sadiku theksoi se njerëz nga vende të ndryshme marrin edhe objekte me qira për të zhvilluar aktivitetin e prodhimin të monedhave elektronike.

Ai shtoi se si pasojë e kësaj, shumë lagje të kësaj komune kanë pasur telashe me rrymën.

“Po, ka. Ka edhe objekte që janë marrë me qira. Ka njerëz që jetojnë në X vende dhe kanë marrë me qira, i paguajnë ndonjë fukaraje një shumë të caktuar të parave. Në atë fukarallëk kanë përfituar”.

“Po flas për komunën e Mitrovicës së Veriut, ku jam zgjedhur me vullnetin e 1 mijë e 23 qytetarëve. E vetmja lagje, e cila s’ka pasur probleme me rrymë ka qenë ‘Kodra e Minatorëve’, pasi janë pak banorë shqiptarë aty dhe nuk kanë mundësi financiare të pajisen me mjete për prodhimin e kriptovalutave. Kurse për këto lagjet e tjera: Lagjen e Boshnjakëve, dy Krojet e Vitakut, janë lagjet që kanë pasur telashe me rrymë”.

“Edhe tash kur po flasim, në Lagjen e Boshnjakëve ka familje që ka rrymë në vetëm një fazë”.

E me anë të një vendimi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka ndaluar aktivitetin e prodhimit të kriptovalutave.

Kjo për shkak të nevojës së kursimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës për furnizim me rrymë që po mbizotëron në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat