Vjen reagimi ndaj Behgjet Pacollit: Kështu po e mbështet Rusinë...

Aktuale

Vjen reagimi ndaj Behgjet Pacollit: Kështu po e mbështet Rusinë...

Nga: P.R Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:45
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se trazirat në shtetin e Kazakistanit janë duke u organizuar nga një faktor i jashtëm dhe sipas tij, një gjë e tillë është tejet e dukshme.

“Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka deklaruar Pacolli.

E kjo deklaratë e Pacollit ka nxitur reagimin e profesor, doktor Enver Bytyçit.

Sipas tij, Pacolli po mbështet prezencën ruse në Kazakistan.

“Presidenti i Kazakistanit ka kërkuar ndihmën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, për të mposhtur protestat antiqeveritare në këtë vend. Këtë kërkesë ai e ka bazuar në arsyetimin se ato protesta nxiten nga të huajt. Të njëjtën gjë ka pohuar sot në Prishtinë presidenti i MABETEKS, Behgjet Pacolli. Edhe ai thotë se protestat në Kazakistan nxiten nga një shtet i huaj! Kësisoj Pacolli mbron pikëpamjen e presidentit të Kazakistanit! Duke mbrojtur atë, Pacolli mbështet prezencën ruse në Kazakistan”, ka shkruar Bytyçi.

“Ndërkohë forcat e armatosura te Rusisë kanë mbërritur në Kazakistan. Pacolli nga Prishtina po i duartroket ato! Nuk e dimë e ende nëse i pati përshëndet ose jo forcat e NATO-s, kur ato hyjnë në Kosovë në qershor 1999”, shkruan në reagimin e tij profesor, doktor Enver Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat