​Nesër protestohet në Skenderaj kundër vrasjes së Lirije Qerimaj

Aktuale

​Nesër protestohet në Skenderaj kundër vrasjes së Lirije Qerimaj

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Nesër në mesditë në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.

Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi "Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata.

Ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.

“Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat