Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19

Aktuale

Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:35
Ilustrim

Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima janë dy gra të moshës mbi 80 vjeç.

Njëra nga gratë është nga Prishtina, ndërsa tjetra nga Podujeva.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjisturar edhe 427 raste të reja me COVID-19.

Komuna që ka regjistruar më së shumti raste edhe sot është Prishtina me 160, pastaj Mitrovica 48, Peja 21, Gjilani 21 dhe Gjakova 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat