“Peshqit e mëdhenj” janë në Hagë, po priten arrestime të reja

Aktuale

“Peshqit e mëdhenj” janë në Hagë, po priten arrestime të reja

Nga: H.O. Më: 14 janar 2022 Në ora: 10:42
Ilustrim

Pasi që as drejtësia në Kosovë e as misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, Eulex nuk ka arritur të arestojë deri më tani ‘peshqit e mëdhenj’, duket se një tjetër institucion po e kryen këtë punë. Kështu, analisti politik Faton Mehmeti thotë se një pjesë e ‘peshqve të mëdhenj’ tashmë janë në Hagë.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se personat e quajtur "peshq të mëdhenj" një pjesë janë në Hagë dhe një pjesë pritet të arrestohen. Pra, EULEX, është i ndikuar nga Gjykata Speciale, në këtë kuptim edhe veprimet e tij janë të lidhura ngushtë më zhvillimet e Speciales”, thekson Mehmeti.

Ai thotë se EULEX ka dështuar edhe më parë, kur nuk ishte e ndikuar nga veprimet e Speciales.

“EULEX erdhi si luan dhe do e përfundojë misionin e vet si pulë, pa asnjë sukses të theksuar." Peshqit e mëdhenj" të zhvatjes ekonomike nuk mund të ndodhin pa vetting të brendshëm. Nga EULEX nuk pres të ndodh të ketë arrestime të nivelit të lartë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat