“Keni mungesë informacioni rreth politikes shqiptare”, Kraki i reagon Imer Mushkolajt pas sulmeve ndaj Sali Berishës

Aktuale

“Keni mungesë informacioni rreth politikes shqiptare”, Kraki i reagon Imer Mushkolajt pas sulmeve ndaj Sali Berishës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:39
Sali Berisha, Imer Mushkolaj

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki ka reaguar ndaj sulmeve që analisti Imer Mushkolaj i bëri në drejtim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Kraki theksoi se debati i Edi Rames me analistat e Kosovës ndërlidhej me atë se shumica e analistëve kanë mungesë interesimi dhe informacioni rreth politikes shqiptare.

Postimi i plotë:

Imeri ia paska kujtu Sali Berishës 21 janarin në Debat Plus te Ermal Panduri.

Si analist bashkë me dosta aty nuk kish qenë keq me u interesu pak ma shumë rreth politikës dhe gjendjes në Shqipëri. Me shku pak ma larg se datat e vakitë që gjithkush i di sot dhe sidomos pak ma larg se çadrat e Dhermiut apo Ksamilit.

Është kollaj me ia kujtu Berishes ate datë me idenë me dalë trim n’debat por ajo nuk e kamuflon cekesine që Imeri dhe te tjeret aty e kanë në raport me jetën politike shqiptare.

Çdo natë për çdo temë as Ajnshtajni s’kish mujt me folë. Imeri me shokë po.

Unë për ligjerata pergatitem e lexoj çdo ditë, edhe pse janë në fushën time. Keta tipat dil qaty futja kafehançe me copa të titujve që i kanë kap kalimthi ne portalet e tyre dhe shiti mend tani Sali Berishes për demokraci e liri.

Jo Imero, Sali Berisha nuk lidhet veç me 21 janarin. Ka data tjera Shqipëria e sene që janë realizu pikerisht nga ai Berishë që sot urrehet nga terrasat me makiato sepse është në modë antiberishizmi. As çadrat e Ksamilit e vikendet tironçe s’i kishi pa shpesh pa çmendinë kombëtare të Sali Berishes. Nejse…topi…

Sonte mu kujtu edhe ai debati i Edi Rames me analistët e Kosovës. I njejti problem ka qenë: mungesë interesimi dhe informacioni rreth politikes shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat