Haxhi Avdyli: Për herë të parë pas 22 vjetësh automjetet serbe...

Aktuale

Haxhi Avdyli: Për herë të parë pas 22 vjetësh automjetet serbe...

Nga: H.O. Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:42
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook ka lavdëruar Qeverinë Kurti.

Avdyli thotë se pas 22 vitesh automjetet serbe mbulojnë simbolet e tyre me stikersa, ndalohet mbajtja e zgjedhjeve e referendumeve në tokën e Kosovës e poashtu pas 22 vjetësh, kompleksi turistik Brezovica kthehet në menaxhim të Kosovës.

Ai ka dhënë edhe arsyet pse kanë ndodhur këto gjëra në qeverisjen nga Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Për herë të parë pas 22 vjetësh automjetet Serbe mbulojnë simbolet e veta me stikersa.

Për herë të parë pas 22 vjetësh, Serbisë i ndalohet mbajtja e zgjedhjeve e referendumeve në tokën e Kosovës.

Për herë të parë pas 22 vjetëve kompleksi turistik Brezovica kthehet në menaxhim të Kosovës.

E lista do vazhdon.

Dhe a dini pse?

Sepse për herë të parë pas 22 vjetëve kemi qeveri e Kuvend që nuk varen nga votat e listës Srpska.

Sepse për herë të parë pas 22 vjetëve kemi lider të zgjedhur që janë të pashantazhueshëm, që nuk shiten as blehen.

Prandaj ju që votuat drejtë me 14 shkurt po bëni Kosovën shtet të vërtetë për herë parë pas 22 vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat