Deputetja e Listës Guxo: Për çdo ditë përpiqemi të japim kontributin për sundimin e ligjit në Kosovë

Aktuale

Deputetja e Listës Guxo: Për çdo ditë përpiqemi të japim kontributin për sundimin e ligjit në Kosovë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:32
Vjosa Osmani/ Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani ku ka kujtur ditën kur edhe zyrtarisht u bë pjesë e Listës Guxo.

Kica-Xhelili tha se që nga ajo ditë, ka bërë përpjekje për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ajo tha se vullneti nuk u mungon, ndërsa thotë se durimi anipse po u sfidohet çdo ditë, e kanë.

“. Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë, e kuptoj atë që Presidentja Osmani deshi të ma reflektojë sot një vit, duke cituar Presidentin e ndjerë, historik, Rugova: ‘Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj’. Vullnetin e kemi. Durimi na sfidohet çdo ditë – por e kemi”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka cituar një thënie të Roosvelt ku thuhet: “Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të përparojë. Pra, para së gjithash, më lejoni të pohoj besimin tim të patundur se e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika (…)”.

Postimi i plotë:

Sot një vit, me Vjosën,

Sot, me Presidenten,

Sot një vit, ishte dita ime e parë në një ndërveprim politik – dita kur zyrtarisht u bëra pjesë e “Listës Vjosa”. Kur publikova fotografinë, me tanimë Presidenten Osmani, sqarimi im, ndër të tjera, ishte ky:

“(…) Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.”

Çdo ditë, nga ajo ditë, përpiqem ta jetësoj këtë kontribut. Çdo ditë ndjej që mund të bëj më shumë. Çdo ditë, e kuptoj vështirësinë e të bërit më shumë, kur pak gjëra varen nga ti. Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë, e kuptoj atë që Presidentja Osmani deshi të ma reflektojë sot një vit, duke cituar Presidentin e ndjerë, historik, Rugova:

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”.

Vullnetin e kemi. Durimi na sfidohet çdo ditë – por e kemi.

Për çdo ditë, deri sot, dy gjëra kanë qenë të palëkundura: Besimi im në frymën e nisur sot një vit, dhe vlerësimi e përulësia që ndjej për këtë vend e njerëzit e saj.

I ndjeri Roosevelt, pat thënë:

“Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të përparojë. Pra, para së gjithash, më lejoni të pohoj besimin tim të patundur se e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika (…)”.

Prandaj, duhet vullneti. Prandaj, duhet durimi. Prandaj, duhet Guximi.

Guxo!

Doarsa R. Kica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat