Bislimi tregon prioritetet e Qeverisë – dialogu me Serbinë në vendin e katërt

Aktuale

Bislimi tregon prioritetet e Qeverisë – dialogu me Serbinë në vendin e katërt

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:53
Besnik Bislimi

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në Twitter ka njoftuar se ka prezantuar para udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë, prioritetet e agjendës evropiane për këtë vit.

Tutje ai ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në reformat e Agjendës për Reforma Evropiane, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dialogut, liberalizimin e vizave e çështje të tjera.

“Sot në #EUHOMS prezantova prioritetet e agjendës së BE-së për vitin 2022. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në reformat e MSA/ERAII, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dialogut me Serbinë, rimëkëmbjen ekonomike, liberalizimin e vizave në mënyrë që të krijojë momentum pozitiv dhe të aplikojë për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Bislimi në postimin e tij ka shtuar se Kosova pret që me drejtimin e presidencës nga Franca, Ballkani Perëndimor të shkojë drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat