Ish luftëtari Koshares, kirurgu Arbër Morina: Të shfuqizohen udhëzimet e turpshme, licenca - me vula të rrumbullakëta të Serbisë

Aktuale

Ish luftëtari Koshares, kirurgu Arbër Morina: Të shfuqizohen udhëzimet e turpshme, licenca - me vula të rrumbullakëta të Serbisë

Nga: Dr. Abër Morina Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:34
Ish luftëtari Koshares, kirurgu Arbër Morina, majtas, i revoltuar me udhëzimet e padrejta administrative

Në Kosovë dikush mund të punoj mjek dhe licencën e përkohshme mund ta marr me procedurë të përshpejtuar për një periudhë në pak javë, por për këtë diskriminim pozitiv duhet të plotësojë një kriter kryesor!:

-Të mos jetë qytetar i Republikës së Kosovës.-

NUK KANË nevojë të hyjnë në provim të licencës, NUK u kërkon askush LEJE PUNE sepse në këtë vend leja e qëndrimit të përkohshëm nënkupton edhe të drejtën për punë???

-Nuk ka rëndësi nga cili vend vjen mjeku?

- Cila është cilësia dhe niveli i zhvillimit të mjekësisë në vendin prej nga vjen ai/ajo,

- Nuk ka as rëndësi nëse ka bërë shkelje etike në vendin prej nga vjen, sepse askush nuk e heton këtë!

- Nuk ka rëndësi nëse ai apo ajo e din edhe një fjalë të vetme shqip, që të komunikoj me pacientët,

- Nuk i nënshtrohet asnjë testi bazik për ligjet që rregullojnë shëndetësinë në këtë vend.

Dhe lejet e tilla të përkohshme vazhdohen me vite të tëra edhe për ato specializime ku ne kemi kuadro të tëra të SPECIALIZUARA dhe SUBSPECIALIZUARA e të cilët janë të papunë!

- Këtu hyjnë edhe mjekët dhe personeli nga Serbia të cilët nuk e marrin as mundin të aplikojnë për licencë të përkohshme dhe e ushtrojnë profesionin duke rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, madje madje edhe recetat që ua lëshojnë pacientëve të Kosovës janë në gjuhën serbe me “çirilicë” dhe me vula të rrumbullakëta të shtetit serb, NË MES TË KOSOVËS…

Këtu vijnë sipërmarrësit dhe biznesmenët e Botës Turiste, dhe të marrin në “ Intervistë” sikur të ishin në shtetin e tyre amë, për të të Punësuar në bizneset e tyre me Licenca TË PËRKOHSHME dhe USHTROJNË E MËSOJNË në trupat e KOSOVARËVE dhe Pacientëve në hall.

DISKRIMINIM SE JO MAHI…

KËSAJ I THONË TË JESH MYSAFIR E I/E DISKRIMINUAR NË SHTËPINË/ SHTETIN TËND;

Dhe kjo është arsyeja pse neve na ikin kuadrot në shtetet e Europës Qendrore dhe Perëndimore!

- Ky reagim nuk shkon për profesionistët në fushat deficitare, ekipet mjekësore që vijnë për ndërhyrje humanitare disa ditore, dhe për profesionistët që dëshirojnë të jetojnë dhe zhvillojnë karrierën në Kosovë, por në të gjitha rastet duhet të ketë:

-KRITERE LIGJORE dhe PROFESIONALE, -Nostrifikimit të Diplomës së Fakultetit,

-Provimit të licencës,

-Pastaj specializimit,

-Provimit për njohuritë e gjuhës SHQIPE, B2/C1

-Lejen e punës dhe

-Vërtetimin që nuk kanë bërë shkelje etike në vendin e origjinës duhet ta plotësojnë të gjithë!

Nëse qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë është të mbajë kuadrot brenda vendit, së pari duhet URGJENTISHT të shfuqizojë udhëzimet e turpshme administrative që i lejojnë TURISTËT të ushtrojnë profesionin e mjekut në vendin tonë duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenen e pacientëve të Shtetit të Kosovës.

KA ARDHUR KOHA ME JU THËNË: S T O P,

BOLL MO!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat