Krasniqi priti të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë

Aktuale

Krasniqi priti të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:47
Pamje nga takimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, priti sot në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Ministri Krasniqi duke falenderuar z. Yamanaka për vizitën e ka uruar gjithashtu për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi dhe i ngarkuari me Punë Yamanaka kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në fushën e zhvillimit lokal, demokracisë lokale dhe mbështetjes së të rinjëve përmes projektit ‘Komunat për të rinjtë’ financuar nga qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore, ku përfitues janë 10 komuna të Republikës së Kosovës me theks të vecantë tek të rinjët e margjinalizuar.

Gjithashtu, është diskutuar për promovimin e diplomacisë kulturore mes dy shteteve, turizmit si dhe për mbështetjen e Kosovës përmes organizatës japoneze JICA.

Në fund të takimit të dy palët janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat