Përurohet salla e prezantimit në Fakultetin Filozofik

Aktuale

Përurohet salla e prezantimit në Fakultetin Filozofik

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:11
Përurohet salla e prezantimit në Fakultetin Filozofik

Në Fakultetin Filozofik është përuruar salla e prezantimit, projekt i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë dhe krijimit të kushteve më të mira për studentët dhe mësimdhënësit.

Në prezantimin e programit, dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli tha se për shkak të pandemisë janë vonuar për përurimin e kësaj salle.

Bërxulli: Projekti ka zgjatur, por nuk është harruar

"Projekti ka zgjatur, por nuk është harruar. Kjo tregon seriozitetin e organizatave. Por është tregues po ashtu që bashkëpunimi mes dy kombeve tona që nuk matet me kohë. Pasja e ambienteve të mira dhe të këndshme si kjo sallë, është një nga parakushtet për ngritjen e cilësisë. Në këtë pikëpamje kemi investuar në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë", ka thënë ai.

Kreu i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Fatih Cansiz, tha se kanë kryer me sukses renovimin e kësaj salle duke bërë furnizimin me inventar.

Cansiz: Këto projekte do të mbesin simbol i miqësisë

"Projektet tona të realizuara për 23 vjet në Kosovë do ta zhvillojnë dhe përforcojnë edhe më tepër frymën e solidaritetit dhe miqësisë sonë. Këto projekte do të mbesin simbol i miqësisë së përhershme mes popujve të Kosovës dhe Turqisë. Kam besim të plotë që nxënësit tonë nga shkollat tona do të kontribuojnë edhe më tepër ne marrëdhëniet tona. Kryesia e Këshillit Turk përveç në përforcimin e paqes dhe në fushat sociale, do të vazhdojë të përkrahë studentët tanë në fushën e arsimor", ka thënë ai.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se shteti turk që shumë vjet po investon në shumë fusha në Kosovë.

Damka: Ka pasur edhe xhamia, por nuk ka qenë në fokus të parë

"Po, ka disa xhami por këto nuk kanë qenë në fokus të parë. Sot ky investim në këtë sallë është një simbol që po i kushtohet fushës së arsimit. Ky investim që është bërë është bërë për të ardhmen për ardhjen e gjeneratave më kualitative. Për këtë arsyeje në emër të Qeverisë së Kosovës, Republikës turke, institucioneve turke të tjera në Kosovë, dëshiroj t’u shpreh falënderimet e mia", u shpreh ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar u zotua se projekte të tilla do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën.

Sakar: I uroj të gjithë mësimdhënësit për projektin

"Ushtarët tanë trima me shumë projekte në Kosovë po vazhdojnë të zhvillojnë lidhjen tonë shpirtërore dhe vëllazërore me Kosovën. Falënderoj ushtarët tanë turq për projektin e realizuar në Fakultetin Filozofik. Për këtë projekt i uroj të gjithë mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit Filozofik. Përpjekjet tona për zhvillim dhe forcimin e Kosovës në të gjitha sferat do t'i vazhdojmë më tej sikur deri më sot. Ambasada jonë në Prishtinë, ushtarët tanë, dhe të gjitha institucionet tjera do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën, si në fushën e arsimit, por edhe në fushat tjera që ka nevojë. Jemi të gatshëm që të rrisim edhe më shumë bashkëpunimin që e kemi me UP-në", u shpreh ai.

Kjo sallë është rinovuar dhe janë bërë ndërrimet e pajisjeve të ndriçimit dhe ngrohjes, dyshemesë, projektorit dhe është shtuar edhe një dhomë përkthimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat