​Murati: S’është e lehtë të zgjidhen problemet që i keni lidhur nyje sa e sa vite

Aktuale

​Murati: S’është e lehtë të zgjidhen problemet që i keni lidhur nyje sa e sa vite

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:38
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qeveria po punon lidhur me çështjen e pagesës së energjisë elektrike në veri të Kosovës duke shtuar që nuk e lehtë të zgjidhen probleme që sipas tij janë krijuar nga qeveritë e kaluara.

Ai në këtë mënyrë u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetes të PDK-së Blerta Deliu Kodra se Qeveria Kurti po ua paguan rrymën serbëve në veri, dhe po u shtrenjton shqiptarëve.

Murati: S’është e lehtë të zgjidhen problemet që qeveritë e kaluara i kanë lidhur nyje

“U përmend veriu, po punojmë në këtë drejtim si qeveri komplet, normalisht nuk është e lehtë të zgjidhen problemet që i keni lidhur nyje që sa e sa vite dhe prapë po duhet të rikthehemi në të kaluarën për t’ua rikujtuar jo pse po kemi qejf, por vetëm për t’ju reflektuar me hipokrizinë e juaj. Në vitin 2017 ka qenë ZRRE në qeverisjen PDK-LDK që ia ka vendosur KOSTT-it kusht në licencë furnizimin e veriut me energji elektrike”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se diskutimi i sotëm në Kuvend është i kotë pasi sipas tij deputetët opozitarë nuk kanë një përgjigje konkrete se cilat vendime të qeverisë ndikojnë në rritjen e çmimeve.

Murati: Me hyrjen e bllokut 2 të Kosovës B zvogëlohet nevoja për import

“Çështja tjetër ishte edhe puna e çmimit të rrymës, nëse arrijmë si qytetarë të kursejmë ose ta zvogëlojmë nevojën për import, e shpresoj që me hyrjen e bllokut të dytë të Kosovës B do të zvogëlohet nevoja për import, do ta kemi shumë më të lehtë menaxhimin dhe shpresoj që do të ketë sa më pak nevojë që është e mundur që të ketë ndërhyrje me subvencion dhe të lehtësohet barra e qytetarëve. Tjerat, siç e dëgjuam gjatë tërë debatit këtu, janë vetëm fjalime sa për ta akuzuar qeverinë për gjëra që janë jashtë kontrollit të çdo qeverie, të ngjashëm i ka secila qeveri në Evropë dhe në kontinente të tjetra”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat