Konjufca për referendumin serb: Do ishte fatal për shtetin e Kosovës

Aktuale

Konjufca për referendumin serb: Do ishte fatal për shtetin e Kosovës

Më: 20 janar 2022 Në ora: 21:36
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, për të cilën ripërsëriti se qe veprim i duhur.

Ai këtë e quajti lloj sfide për shtetin e Kosovës, dhe u shpreh në TV Dukagjini se mbajtja e këtij referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

”Referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës. Na prapë ishim çu të nesërmen, kurgjo s’na kish gjetë. Si thotë populli ‘’copë s’na u kish heq’’ po në kuptimin kushtetues, në nenin 1 ish kanë dëm”.

”Nëse mbet njëshi, sepse njëshi s’bën të preket, se të tjerat nuk na vyjnë pastaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat