“Gruan e mixhës ma kanë vra, thirrke oj Elfi hajde merrem, veç këqyrsha s’kisha çka me bë”

Aktuale

“Gruan e mixhës ma kanë vra, thirrke oj Elfi hajde merrem, veç këqyrsha s’kisha çka me bë”

Më: 20 janar 2022 Në ora: 21:57
Muharrem Kurtaj

Muharrem Kurtaj, ka rrëfyer momentin tragjik kur policë e paramilitarë serbë, hynë në shtëpi dhe ia vranë e masakruan gruan e axhës së tij, Vasile Kurtajn.

“Edhe grunë e mixhës ma kanë mbytë në oborr. Vasile Kurtaj edhe atë e kanë mbytë në një fllanik i thomë ne, kur jam shku e kam gjëtë të mbytne”, rrëfen Kurtaj.

Kurtaj rrëfen se si i kishte parë kriminelët serbë nga kodra përballë, tek hynin në oborr dhe tek e kishin ekzekutuar Vasilen, e cila ishte e palëvizshme në shtrat.

“Edhe i kam pa ka e kanë mbytë se jam kanë ballë për ballë me shkije. Se janë lëshu ushtria teposhtë, unë jam kanë në Abri të Ultë po jem ngat, shpat më shpat, vijë ajrore 200 metra me thanë s’kena pasë ma shumë”, ka thënë Muharrem Kurtaj në “ZËRAT E LUFTËS”.

Ai mes emocionesh tregon se gruaja e xhaxhait të tij, Vasilja gjatë gjithë kohës sa po hynin serbët në oborr thërriste motrën e Muharremit që të shkonte e ta merrte, por që ishte e pamundur sepse kushdo që do të shkonte do të përfundonte nën tehun e thikave të xhelatëve serbë.

“Edhe i kam pa kur kanë hy shkiet përpjetë arave, polici edhe ushtri janë hy, ajo e thirrke një motër timen e thirrke me emër, oj Elfi hajde merrem, se ajo ish metë ratë. Janë ardhë policë e paramilitarë me uniforma krejt të zeza, e ushtria vinin më mbrapa, a paramilitarët vinin kësi me shamia. Ata e kanë vra e kanë ba mos vet hiç, e kanë masakru. Veç i kqyrsha e s’kisha çka me ba! Bërtitke derisa kanë hy brenda, kur kanë hy brenda ma ju ka nalë zani. Kur kam shku në aksham e kam pa e kishin pas pre në fyt edhe do plumba ja kishin pas dha namin në gjoks”, shprehet Muharrem Kurtaj nga Abria e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat