​Bajrami: Kemi monopol në fushën e furnizimit me energji elektrike

Aktuale

​Bajrami: Kemi monopol në fushën e furnizimit me energji elektrike

Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:17
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Tregtisë dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se paradoksi është kur në Kosovë është monopoli në fushën e furnizimit pasi është e njëjta kompani e distribucionit dhe e furnizimit.

Bajrami tha se monopli ndodh pasi KEK-u fillimisht duhet t’ia ofrojë prodhimin KESCO-s, e nëse i tepron ta shes, që zakonisht e shet verës, natën ku çmimet janë të lira.

Ajo tha se Kosova është vonuar me investime në rritjen e kapaciteteve dhe investimeve në ngritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë.

Sipas saj, 43 milionë janë shpenzuar në 4 komunat në veri e që janë paguar nga Qeveria e Kosovës dhe urgjent duhet të shkohet në dialog dhe të zgjidhjet cështja e energjisë elektrike në veri dhe mos ta paguajnë qytetarët tjerë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat