Jashari tregon cilët ish-krerë të UÇK-së e kanë telefonuar nga Haga

Aktuale

Jashari tregon cilët ish-krerë të UÇK-së e kanë telefonuar nga Haga

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:29
Bekim Jashari

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke zbuluar se tre nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë e kanë telefonuar.

Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Rexhep Selimi janë të vetmit që e kanë telefonuar gjatë kësaj kohe Bekim Jasharin.

“Kontakte kam, disa më kanë thirr. Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi më kanë telefonuar, kemi kontakte kohë pas kohe kur ata kanë mundësi me thirr.

Por çka të ju bësh në telefon përpos që tu urosh shëndet dhe kurajë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat