Krasniqi: Rugova la gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

Aktuale

Krasniqi: Rugova la gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:22
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 16 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ai la gjurmë në historinë e vendit.

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi”.

Krasniqi ka shkruar se urtësia dhe përkushtimi i Rugovës për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës, në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit.

“Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat