Opozita mbledh 40 nënshkrime, të hënën seancë e jashtëzakonshme

Aktuale

Opozita mbledh 40 nënshkrime, të hënën seancë e jashtëzakonshme

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:02
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Seanca ka një pikë të rendit të ditës me debat parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00.

***

Partitë opozitare pritet që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për të hënën e javës që po vjen, ku pritet të kundërshtojnë ndryshimin e tarifave dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas burimeve, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka arritur që të grumbullojë 40 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance e cila pritet që të thirret për të hënën në orën 12:00.

Mbajtja e kësaj seance vjen si një përpjekje tjetër e opozitës për të kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të rrymës.

Partitë opozitare në vazhdimësi kanë kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike. Janë paralajmëruar edhe protesta, derisa një e tillë pritet të mbahet nesër nga PSD-ja.

Protesta ka paralajmëruar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, megjithatë ende s’ka ndonjë njoftim konkret lidhur me këtë paralajmërim.

Edhe në debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat plotë përplasje, me opozitën që kundërshton rritjen e çminit të rrymës dhe me Qeverinë që arsyeton veprime dhe vendimet lidhur me krizën energjetike ku gjendet vendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat