Nasim Haradinaj ia kishte premtuar 300 mijë marka “Raketës” për vrasjen e presidentit Rugova!

Aktuale

Nasim Haradinaj ia kishte premtuar 300 mijë marka “Raketës” për vrasjen e presidentit Rugova!

Nga: Idriz Morina Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:45
Nasim Haradinaj në Hagë

Për të gjithë ata që ende po mundohen të hedhin vrerë mbi ikonën e shqiptarizmës, Ibrahim Rugovën, liderin shpirtëror të shqiptarëve, po e kujtojmë një prej rasteve se çfarë ishin të gatshëm të bënin, ata që sot i njohim si rrënuesit e Kosovës.

Por, këta rrënues nuk ishin vetëm, ata kishin një mori njerëzish rreth vetes, që i frymëzonin për hartimin e listave të ekzekutimit, ose që ‘ia pasuronin’ ato lista me personalitetet ‘e rrezikshme’, ‘kryeneçe’, ‘të padëgjueshmit’, ‘të pafrikshmit’ etj.

Në krye të të gjithave ishte ngritja e një akuze komprometuese në aspektin kombëtar, pavarësisht nëse personi apo personaliteti mund t’i kishte kaluar 100 filtra.

Urrejtja edhe kur Rugova ishte i shtrirë për në varr!

Kështu p.sh., kjo frymë e kishte ndikuar edhe Nuredin Lushtakun, komandantine Gardës së TMK-së, që të mos e lejonte gardën të merrte pjesë në ceremonitë e varrimit të presidentit Rugova, kur miliona shqiptarë kishin mbetur pa frymë, dhe ende do të jepnin çdo gjë nga vetja, që ta rikthenin në jetë, si atëherë kur ishte i sëmurë, dhe s’do kursenin asgjë për ta mbajtur të gjallë në jetë.

Por, në vend të trupave të duhura, Gardës, u caktua një njësit nga Ferizaji, i cili u stërvit ad hoc, për të kryer ceremonitë.

Ky ishte vetëm një detaj, për të dëhsmuar urrejtjen deri në perversitet të kundërshtarëve të Rugovës.

Në ndërkohë, në Hagë e kemi parë të qante Nasim Haradinaj, por ende s’ka rrëfyer as nuk ka shprehur ndjesë, pse deshi ta porosiste vrasjen e Rugovës!

Për të dëshmuar se kush ishte Nasim Haradinaj, po e risjellim këtu një ngjarje, edhe të botuar vite me parë, që pat shokuar opinionin. Kur Nasim Haradinaj donte të tregonte fuqinë e tij, ndikimin e tij, rrezikshmërinë e tij, por gjithnjë duke e fshehur karakterin e tij pas maskës së retorikës patriotike.


Nasim Haradinaj, pavarësisht se është i afërt me familjen e Ramush Haradinajt, gjithmonë ka qëndruar përkrah Thaçit e Veselit, pra me PDK-në dhe SHIK-un, deri kur i kishte vdekur babai, një ish i burgosur politik, dhe që njihej andej për vlera të larta morale. Ramushi me familje nuk i kishin shkuar as në të pame. Nga ky moment, besohet se kishte ndryshuar qëndrim partiak, dhe kishte kaluar pak kohë më vonë në AAK.

Disa vite ishte në TMK. Ishte në luftë, por edhe për atë kohë ka shumë dilema për të bëmat e tij, përveç pjesëmarrjes në luftë.

Asnjë nga ata që e kanë pasur rastin ta njihnin nga afër, nuk e konfirmon deklaratën e tij në speciale, se ka vrarë me dhjetëra serb, e madje, ka vrarë sa ka mundur dhe do të kishte vrarë edhe më shumë.

Njëri prej tyre më tha, “kyrrë asnjë, sa ke mundur të vrasësh ti që në Koshare nuk ke qenë”!
Madje, njëri nga tre oficerët, që dyshohej se ky kishte marrë pjesë në inskenimin e një komploti për vrasje, është vrarë eprori Adem Zekaj në 2002 në Pejë, një atentat ky ende i pazbardhur.

Ky dyshohet se së bashku me një person tjetër, kishte kërkuar likuidimin e Stafit komandues në QSU (Qendrën Stërvitore Ushtarake-pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes e themeluar nga ministri Ahmet Krasniqi) në Papaj, në Koshare. “Aksioni ka qenë i urdhëruar nga niveli i dytë. Që i bie Nasimi, Isa Balaj si shef i policisë në shtabin qendror dhe G2”, thonin burimet e besueshme të Gazetës.

Sigurimi i një vrasësi!

Por, veprimi më kriminal, që ka mbetur në tentativë, që ai ishte përpjekur ta kryejë është sigurimi i një vrasësi që do ta ekzekutonte presidentin Rugova.

Dëshminë e ka dhënë njeriu, të cilin ai kishte bërë shumë përpjekje që ta angazhonte në detyrë.

Hysni Rama, i njohur me nofkën “Raketa”, ishte ushtar komandos në Koshare, në njësinë “Cobra” dhe njëri nga ushtarët që kishte marrë pjesë në tërheqjen e trupit të Sali Çekajt.

“Hysniu-Raketa, ishte tek unë, dhe në prani të të tjerëve më tha, se mua Nasim Haradinaj më ka ofruar të më paguajë 300 mijë marka, vetëm e vetëm që ta vras Rugovën”, kishte pohuar Raketa, na rrëfen dëshmitari. Kjo e kishte alarmuar këtë hero, por historia mbeti një tregim në mirëbesim.

Fatkeqësisht, ai ka vdekur pas një sëmundje vite më parë, me 2009.

Pas luftës ai kishte përjetuar shpesh gjendje të rënda materiale, të cilat edhe e kishin goditur emocionalisht, por pavarësisht kësaj gjendje, ai nuk ishte dorëzuar.

Pra, mëkatet e Nasim Haradinajt janë të mëdha, dhe dyshohet se ky ishte në kategorinë e lart të atyre që kanë prishur qetësinë me vite në Pejë dhe Dukagjin, pa harruar rolin negativ të rëndë të Qerim Kelmendit, Daut Haradinajt dhe të tjerëve, që përdornin ligjin e forcës, dhunës.

Pasuria e tij është marramendëse, në Kosovë, dhe një pjesë besohet se e ka në Perëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat