Policia shton angazhimin për zbatimin e masave

Aktuale

Policia shton angazhimin për zbatimin e masave

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar angazhimet për të zbatuar planin operativ ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Policia thotë se ky plan ka pësuar ndryshime varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat antiCOVID që janë ndërmarrë.

“Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushëveprimin e policisë. Andaj, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë”.

Policia u zotua se do të vazhdojë aktivitetet policore dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat