Mërgimtarët ankohen për masat anti-Covid në Kosovë, gazetari nga Gjermania ka një lutje për Qeverinë

Aktuale

Mërgimtarët ankohen për masat anti-Covid në Kosovë, gazetari nga Gjermania ka një lutje për Qeverinë

Nga: G.B Më: 22 janar 2022 Në ora: 10:09
Bahri Cani

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e shumë mërgimtarëve të cilët i kanë shkruar, për hyrjen në fuqi të masave në Kosovë, menjëherë të nesërmen pasi merret vendimi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se vendimet për udhëtime nuk duhet të ndryshohen sot për nesër pasi udhëtarëve duhet tu jepet kohë për të vepruar, për të bërë teste e për tu përgatitur dhe se në Gjermani rezultatet e testeve PRC vonohen 24 orë.

Cani ka shtuar se do të ishte mirë që vendimet për udhëtime të mos hyjnë në fuqi të nesërmenn por pas disa ditësh.

Postimi i tij i plotë:

Një apel/lutje për Qeverinë e Kosovës!!!

Prej ditës së djeshme kam pasur me dhjetëra shkrime e ankesa: Si është e mundur që rregullat e Qeverisë së Kosovës për udhëtime në këtë vend, të miratuara dje (dhe të publikuara pasdite vonë), të futen në fuqi menjlherë sot?!

Unë nuk kam të drejtë të flas në emër të të gjithë mërgimtarëve, sepse nuk më ka mandatuar askush. Por kam një lutje/apel në emër të atyre që më kanë shkruar dhe në emrin tim: Vendimet për udhëtime të mos ndryshohen sot për nesër, sepse udhëtarëve duhet t'u jepet kohë për të vepruar, për të bërë teste, pët t'u përgatitur. Rezultatet e testeve PCR në Gjermani zakonisht priten 24 orë, e mos harroni që në fudjavë është problem të gjenden edhe mundësi për teste...

Pra: Do të ishte vërtet mirë që vendimet tuaja për udhëtime të mos futen në fuqi menjëherë nesër, por të ketë një hapësirë kohore prej disa ditësh, në mënyrë që njerëzit të përgatiten dhe të mos humbin biletat apo të detyrohen të shkelin rregullat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat