Reagon Haradinaj: Me bojlerët, filterat le të merren ata që duan por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson

Aktuale

Reagon Haradinaj: Me bojlerët, filterat le të merren ata që duan por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson

Më: 22 janar 2022 Në ora: 10:21
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të publikojë shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021.

Haradinaj tha se është e pakuptueshme mjegulla që Qeveria po krijon në raport me energjinë elektrike.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021. Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime. Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve. E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson.Duam llogaridhënie për paranë publike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat