Tensionet në Ukrainë, ky është reagimi i presidentes Osmani

Aktuale

Tensionet në Ukrainë, ky është reagimi i presidentes Osmani

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e vendit për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara mes kësaj të fundit dhe Rusisë.

“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Qëndrim të njëjtë më herët kishte treguar edhe sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, i cili shkroi se Shtetet e Bashkuara janë me Ukrainën.

Kujtojmë se Ukraina nuk bën pjesë në shtetet që e njohin shtetësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat