Masat e reja në fuqi, ky është orari i qarkullimit të autobusëve

Aktuale

Masat e reja në fuqi, ky është orari i qarkullimit të autobusëve

Më: 22 janar 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Trafiku Urban në kryeqytet ka njoftuar se do të ketë reduktim të orarit të qarkullimit të autobusëve si pasojë e masave të fundit të qeverisë kundër pandemisë COVID-19.

Nga data 22 janar deri më 4 shkurt 2022 autobusët e linjave të Trafikut Urban do të qarkullojnë deri në 21:30 kur bëhet edhe nisja e fundit.

Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve!

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat