Alarmante: Dy vdekje nga Covid-19/Ky është numri i rasteve pozitive

Aktuale

Alarmante: Dy vdekje nga Covid-19/Ky është numri i rasteve pozitive

Nga: M.H. Më: 24 janar 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike raportin 24 orësh të rasteve me Covid-19.

Nga ky raport, të vdekur janë dy persona ndërsa 2.243 raste pozitive, përcjell “Bota sot”.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 19.519.

Të dhënat e detajizuara i gjeni KËTU.

Image
Njoftimi i MSH-së

Njoftimi i plotë

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat