“Mjerim me i pa Dimal Bashën e Armend Mujën ka folin...”, Islami tregon pse VV është e njëjtë me...

Aktuale

“Mjerim me i pa Dimal Bashën e Armend Mujën ka folin...”, Islami tregon pse VV është e njëjtë me...

Nga: P.R Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:59
Armend Muja

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është e njëjtë me partitë tjera politike në Kosovë, gjë për të cilën Islami ka listuar edhe arsyet.

“Një riciklim i ri, një kopi identitke e Hashim Thaçit, duke eliminuar shokët e ngushtë dhe duke forcuar pushtetin me sahanlpirsa! Këtë metodolgji të punës, e keni trashëgim nga idoli juaj politik, Enver Hoxha!”, ka shkruar ndër tjerash Islami, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pse LVV është e njëjta, sikur partitë e tjera politike!

E para, që të bjen në sy është shefja e grupit parlamentar, që nuk vjen nga LVV , por që eshtë krytare e një partie politike, pra nuk vjen nga vizioni i saj politik!

E dyta, braktisja e programit të saj politik dhe ekonomik!

E treta, anashkalimi i gjithë atyre që ishin shtylla kurrizore e saj, pra poshtrimi i strukturave të saj besnike!

E katërta,gjuha e vrazhdë e çorbes së deputetave të saj, që ata as vet nuk e dinë, pse janë aty dhe çka përfaqësojnë!

Mjerim me i pa, Dimal Bashën e Armend Mujën, ka folin për kauzën e LVV!

Një riciklim i ri , një kopi identitke e Hashim Thaçit, duke eliminuar shokët e ngushtë dhe duke forcuar pushtetin me sahanlpirsa!

Këtë metodolgji të punës, e keni trashigim nga idoli juaj politik, Enver Hoxha!

Kjo shoqëri e ka vështir me dal nga orbita e të menduari dhe vepruarit komunist!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat