Ish-ambasadori holandez demanton Isa Mustafën

Aktuale

Ish-ambasadori holandez demanton Isa Mustafën

Më: 24 janar 2022 Në ora: 23:42
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka demantuar deklaratën e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së në një postim në Facebook ka shkruar se përfaqësuesit e Bilfinger janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”, si dhe ka shtuar se gjitha çka kanë ofruar kanë qenë 15-20 faqe PowerPoint.

Bosch tha se deklarimet e Mustafës janë të pavërteta, duke shtuar se janë munduar jashtëzakonisht shumë për të bindur qeverinë për nisjen rindërtimit të “Kosova A”

“Fatkeqësisht nuk është ë vërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada holandeze dhe gjermane bëmë gjithçka për të bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, bash asgjë nuk ndodhi. Një shans i humbur pasi për shumë pak para energjia elektrike mund të ishte siguruar që nga viti 2017/18”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat