Sulmi ndaj Kryetarit të BIK-ut, policia jep një version tjetër

Aktuale

Sulmi ndaj Kryetarit të BIK-ut, policia jep një version tjetër

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:49
Ilustrim

Policia e Kosovës nuk ka hapur rast për sulmin ndaj kryetarit të BIK-ut në Viti, Husamedin Hoxha, i cili u sulmua paraditen e sotme nga një punonjës i tij.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se nuk është hapur si rast pasi që nuk janë gjetur fakte që ka pasur kontakt fizik mes dy palëve.

“Ishin fjalos me fjal, s’ka pas kontakt fizik. Është paraqit ne stacion por nuk janë gjetur fakte që ka pasur kontakt fizik përveç një kanosie”, thotë ai.

Hashini tha se kanë marr shënim zyrtar dhe po mbledhin prova.

“Kemi shënim zyrtar por nuk është hap si rast. Është duke mbledhur prova tjera me pa a ka elemente me hap rast apo jo”, është shprehur ai.

Insajderi raportoi se është sulmuar fizikisht Husamedin Hoxha, kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Viti

Rastin e ka konfirmuar për Insjaderin edhe vetë kryetari Husamedin Hoxha i cili tha se e ka lajmëruar rastin në polici.

“Rastin e kam lajmru në polici të Vities. Aty I keni të gjitha informacionet . deklaratën e kam dhënë në orën 11”.

Hoxha përshkruan se si u sulmua në zyrën e tij. Ai thotë se ka pasur sulm fizik ku është kalur për fyti nga I dyshuari

“Ai ka ardh në zyrën time dhe ma ka ngjit për fyti. Kemi pas kacafytje, unë jam kryetar I këshillit dhe s’mundem me u bo arrogant në këso raste” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat