‘Të rinjët e shohin vetëm një të ardhme- ikjen nga Kosova’

Aktuale

‘Të rinjët e shohin vetëm një të ardhme- ikjen nga Kosova’

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:14
Skender Musa

Avokati, Skender Musa ka thënë se rinia e Kosovës pa rrymë, pa punë dhe pa prespektivë kanë vetëm një të ardhme, ikjen nga vendi i tyre.

Sipas Musës, drejtësa në Kosovë duhet të thej tabut pasi forca e ligjit është e vetmja fuqi që sjellë rend dhe paqe në shoqëri.

Tutje, ai ka shtuar se paveting Kosova nuk ka shpresë, nuk ka drejtësi dhe as zhvillim ekonomik.

“Rinia në Kosovë pa rrymë dhe në terr, pa punë, pa persektivë sheh vetëm një të ardhme – ikjen nga Repubkija e Kosovës. Drejtësia duhet të thejë tabut, forca e ligjit është e vetmja fuqi që sjellë rend dhe paqe në një shoqëri, sjellë stabiltet ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi të avancuar, punë produktive dhe zhvillim të gjithë mbarshëm. Pa veting Kosova nuk ka shpresë, nuk ka drejtësi dhe as zhvillim ekonomik. Kështu si jemi katandisur rinia sheh vetëm një të ardhme – ikjen nga Kosova”, ka shkruar Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat